Politike

Identifikimi elektronik në zgjedhjet e 25 prillit, KQZ vijon negociatat me kompaninë e akuzuar nga Trump për vjedhje votash,

15 Janar 2021, 12:30 Nga DOSJA
Identifikimi elektronik në zgjedhjet e 25 prillit, KQZ vijon negociatat me

TIRANË– Komision Qendror i Zgjedhjeve ka kualifuar kompaninë e sistemeve elektronike të votimit e numërimit elektronik Smartmatic për zgjedhjet në Shqipëri, e njëjta që është akuzuar nga Presidenti i SHBA-ve Donald Trump për manipulim në zgjedhjet presidenciale.

Në një njoftim zyrtar, KQZ-ja bëri me dije se po vijon negociatat me këtë kompani, e vetmja e kualifikuar për identifikimin, votimin dhe numërim elektronik në disa zona pilot të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Në njoftim, KQZ shtoi se nëse negociatat me kompaninë rezultojnë të suksesshme dhe arrihet nënshkrimi i kontratës, do të fillojë procesi përgatitor për implementimin e sistemit për identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Kjo kompani paraqiti dokumentacionin, zgjidhjen teknike dhe ofertën ekonomike me vlerë afro 20 milionë dollarëshe.

Njoftimi zyrtar i KQZ: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në datën 14 janar 2021, përfundoi fazën e vlerësimit të ofertës dhe zgjidhjes teknike, të paraqitur nga operatori ekonomik “Smartmatic International Hlding B.V” pjesëmarrës në procedurën prokuruese me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre pas zgjedhor”.

Kompania Smartmatic International Holding B. V, brenda afateve ligjore paraqiti dokumentacionin, zgjidhjen teknike dhe ofertën ekonomike me vlerë: 19.975.774,23 USD pa T.V.SH dhe e konvertuar në lekë referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë për datën 23.12.2020 me vlerë: 2,016,354,627.56 lekë pa TVSH.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pas shqyrtimit të dokumentacionit, ofertës ekonomike dhe zgjidhjes teknike vendosi kualifikimin ofertës së paraqitur nga kompania Smartmatic International Holding B. V. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vijojë me fazën e negocimit të termave të kontratës me kompaninë fituese. Nëse negociatat rezultojnë të suksesshme dhe arrihet nënshkrimi i kontratës, do të fillojë procesi përgatitor për implementimin e sistemit për identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Por cila është kompania Smartmatic International Holding B. V dhe akuzat e ngritura ndaj saj?

Në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA Sideny Poeell avokat i Donald Tramp lëshoi akuza për manipulim ku u përfshi kompania Smartmatic. Shefi ekzekutiv i Smartmatic e hodhi poshtë këtë deklaratë dhe dërgoi një njoftim ligjor në mediat pro Trump ku shkruante se po përhapnin lajme të rreme.

Smartmatic është vënë nën akuzë për mashtrime elektorale në zgjedhjet parlamentare të Venezuelës të vitit 2017, dhe pas kësaj ngjarjeje mori vendimin të ndërpresë aktivitetin.

Smartmatic është themeluar nga venezueliani Antonio Mugica me profesion inxhinier elektrik.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike identifikimi elektronik ne zgjedhje kqz smartmatic per zgjedhjet e 25 prillit identifikimi elektronik ne zgjedhje kqz smartmatic per zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll

Politike 15 Janar 2021, 12:02

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka komentuar dëmtimin e rrugës në Borsh, ku u harxhuan 13.7 milionë euro për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës nga kompania Sall...