Politike

“Nisma Thurje” regjistrohet në gjykatë si subjekt politik

15 Janar 2021, 13:39 Nga DOSJA
“Nisma Thurje” regjistrohet në gjykatë si subjekt politik

TIRANË-“Nisma Thurje” është regjistruar ditën e sotme në gjykatë si subjekt politik. Deputetja Rudina Hajdari prezantoi nismën “Thurje” më 28 nëntor të vitit të kaluar, duke e konsideruar një fije shprese për të gjithë shqiptarët që duan të sjellin ndryshimin në vend.

Hajdari ka treguar financimin e partisë së re, ku tha se nisma ka hapur platforma të shumta dhe qytetarë të thjeshtë nga brenda apo jashtë vendit kontribuojnë për të.

Deputetja Rudina Hajdari ditën e djeshme informoi se do të kandidojë në qarkun e Elbasanit si anëtare e partisë “Nisma Thurje” për zgjedhjet e 25 prillit. Ajo u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen nismës “Thurje”, duke theksuar se të gjithë duhet të rebelohen ndaj klasës së vjetër të krijuar gjithë këto vite me tre partitë e mëdha dhe të vijë një risi në vend.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari rudina hajdari

Sondazh

Poll