Politike

Gjenocidi në Reçak, Meta: Kujtojmë me dhimbje dhe respekt të thellë kujtimin e 45 personave të vrarë

15 Janar 2021, 13:37 Nga DOSJA
Gjenocidi në Reçak, Meta: Kujtojmë me dhimbje dhe respekt

KOSOVË- Presidenti Ilir Meta ka kryer nderime ditën e sotme te memoriale i viktimave të Reçakut. Në një postim në Facebook ai ka shkruar se kjo masakër e kryer në zemër të Evropës ka shokuar të gjithë botën dhe se është një dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit që i ka ndodhur popullit të Kosovës. Në postimin e tij Meta ka falenderuar edhe ambasadorin William Walker për denoncimin historik që i bëri kësaj masakre.

“Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, nderojmë sot me dhembje dhe respekt të thellë kujtimin e 45 civilëve të pafajshëm, që humbën jetën në Masakrën e Reçakut, si dhe të gjitha viktimat e paharruara të krimeve barbare të regjimit të Millosheviçit. Kjo masakër e kryer në zemër të Europës, që shokoi mbarë botën, mbetet një dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë, që nuk duhet harruar dhe as mohuar, për të shmangur çdo rrezik për riciklimin e dhunës në rajonin tonë, që ende i ka të freskëta plagët dhe vuajtjet e luftrave. Të bëjmë gjithçka për të mos lejuar më cenimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, për të garantuar të ardhmen e sigurtë dhe të përbashkët europiane. Mirënjohje përjetë Ambasadorit William Walker për denoncimin historik, që i bëri Masakrës së Reçakut vetëm me tre fjalë: Krim kundër njerëzimit! Gjaku dhe sakrificat e Martirëve dhe Heronjve të kombit, në themel të Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, kurrë nuk do të harrohen,” ka shkruar ai.

Në masakrën e Reçakut u vranë barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Midis të vrarëve ishte edhe një grua.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta masakra e recakut ilir meta masakra e recakut

Sondazh

Poll

Politike 15 Janar 2021, 12:02

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka komentuar dëmtimin e rrugës në Borsh, ku u harxhuan 13.7 milionë euro për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës nga kompania Sall...