Politike

PËRMBYTJET/ Basha: Mijëra njerëz janë në ujë e çadra! Rama: Nën ujë je ti me Monën, Ilirin e Berishën, edhe Nusretin

15 Janar 2021, 13:06 Nga DOSJA
PËRMBYTJET/ Basha: Mijëra njerëz janë në ujë e

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar si një propagandë konferencën e kryeministrit Edi Rama që sot e konsideroi sukses menaxhimin e përmbytjes. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se sot janë mijëra familje nën ujë, ndërsa kreu i qeverisë ka në plan të bëjë vetëm propagandë.

Basha u shpreh se kryeministri është një dështak që duhet larguar sa më parë nga posti që mban, duke u dhënë fund kështu edhe vuajtjeve të qytetarëve të tjerë, të dëmtuar nga tërmeti, që po i zë viti i dytë në çadër. 

Këtij reagimi, numri Një i socialisteve ju përgjigj me ironi, teksa tha se në të vërtetë ata që janë nën ujë, janë opozitarët bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha, që sipas tij edhe tërmetin duan ta bëjnë komardare.

Rama futi në reagim edhe Nusreti-n e famshëm bashkë me sanitaren e arrestuar për zhvatje Tire Alldervishin, për të cilët tha se edhe këta të dy, Opozita ka dëshirë t’i bëjë komardare. 

Pas kësaj reagoi dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila tha se një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët i kërkojnë llogari. Mes të tjerash Kryemadhi tha se qytetarët nuk duan batuta, ndaj sipas saj koha po mbaron. Në një reagim të dytë, Basha shkruan se me gajasjet e veta, kryeministri nuk i mbulon dot dështimet e qeverisë. Basha shtoI këtu darkën luksoze në Dubai dhe shumëfishimin e pasurisë së Ministrave të kabinetit të kryeministrit Rama. 

Mesditën e sotme, kryeministri Rama doli në konferencë me mediat ku u shpreh se përmbytjet dhe situata e rënduar pas reshjeve të dendura është menaxhuar me sukses nga qeveria.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha rama-basha per permbytjet edi rama lulzim basha rama-basha per permbytjet

Sondazh

Poll

Politike 15 Janar 2021, 12:02

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka komentuar dëmtimin e rrugës në Borsh, ku u harxhuan 13.7 milionë euro për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës nga kompania Sall...