Aktualitet

Të maskuar me kapuç/ 2 persona me bidona në duar i vënë flakën ‘BMW’ në Durrës! Kamerat e sigurisë filmojnë moment

15 Janar 2021, 08:07 Nga DOSJA
Të maskuar me kapuç/ 2 persona me bidona në duar i

DURRËS– Mjeti tip ‘BMË’ është shkrumbuar nga flakët orët e para të mëngjesit në qytetin e Durrësit. Mjeti në pronësi të biznesmenit Robert Xhangollit ka marrë dëmtime materiale nga flakët që u përfshi. Dosja.al mëson se kanë qënë dy autorët, të cilët me bidona në dorë mbanin benzinën që e kanë përdorur për ta spërkatur fillimisht mjetin e më pas për ti vënë flakën. Ata kanë hyrë në banesën e biznesmenit në orët e para të mëngjesit kur kanë kryer dhe aktin e rëndë.


Pronari i mjetit dhe banorët e kanë gjetur mjetin të shkrumbuar e më pas kanë njoftuar policinë. Pas ardhjes së efektivëve dhe forcave të tjera është bërë e mundur sekuestrimi i bidonave që ndodheshin në vendngjarje dhe i kamerave të sigurisë së bizneseve pranë. Në kamerat e sigurisë janë parë se autorët ishin të maskuar me kapuça në mënyrë që të mos identifikoheshin. Ndërkohë policia ka shoqëruar për në komisariat disa persona të cilët dyshohen se mund të jenë autorët e ngjarjes.

Vetw pronari i mjetit tip ‘BMW’ në Durrës gjatë dëshmisë së dhënë para policisë është shprehur se nuk ka pasur asnjë problem me asnjeri e se nuk di se kush mund t’ja ketë djegur makinën. ‘Nuk kam pasur asnjëherë konflik me njeri. Momentalisht nuk dyshoj te askush‘- mësohet të jetë shprehur pronari i mjetit.

Policia ende vijon hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkrumbohet bmw ne durres shoqerime ne durres shkrumbohet bmw ne durres shoqerime ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Janar 2021, 07:20

Titujt e portaleve, 15 janar 2021

TIRANË-Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet e vendit. Dosja.al ka në faqe të parë artikull mbi motin në vend i cili tashmë nga reshjet...