Aktualitet

Sindikata e Punonjësve të Universitetit kërkesë qeverisë: Stafi akademik të përfshihet në fushatën e vaksinimin, duam t

14 Janar 2021, 21:55 Nga DOSJA
Sindikata e Punonjësve të Universitetit kërkesë

TIRANË– Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i ka dërguar një kërkesë kryeministrit Edi Rama, ministres së Arsimit, Elvis Kushi dhe Ministres së Shëndetësisë, Olgerta Manastirliu, ku edhe i kërkojnë që të nisë edhe vaksinimin për stafin akademik.

Në kërkesën e tyre dërguar me shkrim, SPUSH ka dhënë shifrat konkrete të stafit pedagogjik që duhet të injektohet me dozën e Pfizer. 

“Parashtrojmë kërkesën për dhënien përparësi në planifikimin kombëtar të vaksinimit kundër COVID-19 të stafit akademik dhe ndihmës akademik të universitetëve, krahas personelit të sistemit shëndetësor. Ne mendojmë se dhënia përparësi në vaksinimin e stafit akademik është realiste, sepse numri i pedagogëve me kohë të plotë është rreth 5 mijë veta dhe ndër ta personat mbi 45 vjeç zënë vetëm rreth 50% të numrit të përgjithshëm (rreth 2500 veta),“-shkruhet në kërkesë. 

Deri më tani, që prej 11 janarit, në Shqipëri ka nisur vaksinimi i personelit shëndetësor, të cilët janë në vijën e parë të pandemisë. Më pas, është planifikuar që të injektohen efektivë policie dhe mësuesit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi shqiperia nis vaksinimin spush koronavirusi ne shqiperi shqiperia nis vaksinimin spush

Sondazh

Poll