Aktualitet

Studimi i Akademisë së Shkencave/ Skënder Gjinushi tregon si i nxorrën 600 mijë të prekur nga Covid-19 në Tiranë: Mblodh

15 Janar 2021, 07:29 Nga DOSJA
Studimi i Akademisë së Shkencave/ Skënder Gjinushi tregon si i

TIRANË– Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka dhënë detaje në lidhje me studimin që ka bërë kjo akademi që nxorri përfundimet se 600 mijë qytetarë në Tiranë e kanë kaluar Covid-19.

I ftuar në “Çim Peka live”, Gjinushi tha se studimi është bërë nga njësitë e ngritura, siç është Komisioni i Ekonomisë dhe i Matematikë-Fizikës dhe aty ka edhe përfaqësues nga Universiteti i Mjekësisë dhe ka madje edhe nga mjekë të linjës së parë të Covid si edhe specialistë të Imunologjisë.

Ai u shpreh se rezultatet janë marrë nga testet që bëhen për të prekurit dhe nga testi seriologjik që bëhet pasi ke kaluar, për të parë se kush ka qenë i prekur. Përmes këtyre testeve, Akademia e shkencave ka dalë në përfundimin se 600 mijë qytetarë e kanë kaluar Covid-19.

Pjesë nga fjala e Skënder Gjinushit

Studimi është bërë nga njësitë e ngritura, siç është Komisioni i Ekonomisë dhe i Matematikë-Fizikës dhe aty ka edhe përfaqësues nga Universiteti i Mjekësisë dhe ka madje edhe nga mjekë të linjës së parë të Covid si edhe specialistë të Imunologjisë dhe gjatë këtyre debateve u mendua që të kemi 2-3 projektet për studimin e Covid. Dhe një prej këtyre projekteve ishte edhe ky.

Rezultatet janë marrë nga testet që bëhen për të depistuarit, pra për të prekurit dhe nga testi seriologjik që bëhet pasi ke kaluar, për të parë se kush ka qenë i prekur. Kështu testet serologjike janë pikërisht ato që konfirmojnë prezencën e antitrupave. Duhet kuptuar një gjë që shkalla e zbulimit të ndjekjes së pandemisë bëhet nga numri i testeve.

Aty shikohet sa pozitiv nxirren në disa teste, Në fillim të pandemisë, dilte në 7-8 të testuar, 1 person pozitiv. Pastaj Evropa filloi ti shtojë testimet, kurse Shqipëria në 5-6 teste, 1 del pozitiv. Ne jemi vendi që ka bërë më pak teste për frymë të popullatës. Amerika ka arritur në 800 mijë teste në 1 milion, pra rreth 80 përqind të popullsisë. Evropa Perëndimore është 40-50 përqind, kur ne jemi te 10 përqind të testimeve.

Kjo është njëra anë. Tjetra pastaj mospërputhja e serologjikut që dalin shumë më shumë se sa të prekurit, kjo del kudo. Dhe nuk hyn te kritika. Shifrat e dhëna tani nuk nxjerrin zbuluar MSH ose Komitetin e Ekspertëve, sepse këto shifra egzistojnë në Itali që në gusht. Edhe më këtë rezulat del 1-2, ku 48 përqind e Tiranës e kanë kaluar Covid-in.

Akademia e Shkencave e publikoi studimin pak ditë më parë. Sipas shkencëtarëve në studimin e përfunduar dhjetorin e kaluar, numri i të infektuarve realë me virusin Sars-Cov-2 mund të jetë deri 10-15 herë më i lartë se ata që janë evidentuar nga shërbimi shëndetësor. Teksa Ministria e Shëndetësisë raporton për mbi 63 mijë të infektuar nga pandemia, sipas Akademisë së Shkencave numri real i pacientëve ‘pozitivë’ mund të jetë afër 600.000 personave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender gjinushi studimi i akademise se shkencave koronavirusi ne shqiperi skender gjinushi studimi i akademise se shkencave

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Janar 2021, 07:20

Titujt e portaleve, 15 janar 2021

TIRANË-Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet e vendit. Dosja.al ka në faqe të parë artikull mbi motin në vend i cili tashmë nga reshjet...