Aktualitet

Reshjet e borës zbardhin Librazhdin, vështirësohet qarkullimi në Qafën e Thanës

14 Janar 2021, 22:22 Nga DOSJA
Reshjet e borës zbardhin Librazhdin, vështirësohet qarkullimi

LIBRAZHD– Reshjet e dëborës kanë përfshirë mbrëmjen e sotme qytetin e Librazhdit.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije  gjithë aksin rrugor deri në Qafë-Thanë është zbardhur pas reshjeve të borës. Si rezulatat i reshjeve të shumta ka bërë që qarkullimi i mjeteve të vështirësohet.

Ndërkohë, Policia rrugore i ka rekomanduar drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhirë gjatë qarkullimit.

Aktualisht tre borë pastruese kanë nisur punën për pastrimin e segmenteve rrugorë që shfaqin problematika. Nga reshjet e dëborës janë përfshirë edhe zonat malore në Elbasan, njësia Labinot Mal zonat e Funarit si dhe disa zona në rrethin e Gramshit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll