Aktualitet

E rëndë tek “5 maji”, qytetari aksidentohet në vizat e bardha, humb të dyja këmbët, momenti i përplasjes

15 Janar 2021, 08:02 Nga DOSJA
E rëndë tek “5 maji”, qytetari aksidentohet në vizat

TIRANË- Një person me inicialet F.A., është aksidentuar mëngjesin e sotëm dhe për pasojë ka humbur të dyja këmbët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘5 Maji’, në orës nëntë të mëngjesit të sotëm.

Qytetari po qëndronte buzë rrugës, pranë vizave të barha dhe po priste që të kalonte në anën tjetër të rrugës. Por përplasja mes dy mjeteve, ka bërë që njëra prej makinave të kthehet drejt qytetarit duke e rrëzuar në tokë.

Pamjet e publikuara nga Dosja.al tregojnë edhe momentin kur aksidentohet qytetari dhe bie në tokë. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por si pasojë e dëmeve të marra, ka humbur të dyja këmbët.


Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes që paralizoi një person.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident tek 5 maji tirane aksident tek 5 maji tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Janar 2021, 07:20

Titujt e portaleve, 15 janar 2021

TIRANË-Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet e vendit. Dosja.al ka në faqe të parë artikull mbi motin në vend i cili tashmë nga reshjet...