Aktualitet

Stuhia ‘Filomena’ godet vendin! Temperaturat ulen deri në -14 gradë. Korça dhe Dibra mbulohen nga bora, zgjohen të ngrir

15 Janar 2021, 07:02 Nga DOSJA
Stuhia ‘Filomena’ godet vendin! Temperaturat ulen deri në -14

SHQIPËRI– Shqipëria është goditur nga stuhia ‘Filomena’! Stuhia e cila nisi në Spanjë pak ditë më parë ka prekur Ballkanin dhe vendin tonë. Parashikohet që fundjava të jetë më e ftohta që kemi kaluar ndonjëherë, ku temperaturat do të shkojnë deri në minus 14 gradë celsius. Ndërkohë temperatura nën minus ka pasur në qarkun e Korçës, Dibrës, Librazhdit apo Kukësit. Në zonat malore reshjet janë shoqëruar me erë të fortë, ndërsa trashësia e saj varionte nga 10 deri në 20 cm. 

Dibra është një nga qarqet më të zbardhura nga dëbora në vend. Trashësia e dëborës ka arritur deri në 40 cm trashësi në këtë qark dhe temperaturat kapin vlerat deri në -6 gradë Celsius ditën e sotme. Situata më problematike është në njësitë Administrative të Dibrës si Kala e Dodës, Selishtë, Lurë Zall – Dardhë, Martanesh, Trebisht, Ostren të Bashkisë Bulqizë. Ndërsa Tërnova e Madhe dhe Tërnova e Vogël në Njësinë Administrative Zerqan janë të izoluara. Në akset rrugore ka prani të ngricave dhe të akullit, kështu që policia ka këshilluar drejtuesit e mjeteve që të pajisen me zinxhirë.

Reshjet e dëborës që kanë rënë në Steblevë në Librazhd duke mbuluar të gjithë zonën. Për këtë kanë reaguar Emergjencat Civile në Qarkun Elbasan që shprehen se në Qafë Thanë dhe në aksin Librazhd-Sterblevë, nga Klenja në Zgosh, qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë.

Emergjencat Civile kanë bërë thirrje që kalimi i mjeteve në akset rrugore paradite rekomandohet të bëhet me zinxhirë ose goma dimërore. Nga ana tjetër është punuar për mirëmbajtje me pastrim dëbore dhe kriposje. Gjithashtu Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të njëjtën thirrje për drejtuesit e makinave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 15 janar 2021 shqiperia nen sundimin e debores parashikimi i motit 15 janar 2021 shqiperia nen sundimin e debores

Sondazh

Poll