Aktualitet

Situatë e frikshme në Dibër! Dëbora arrin deri në 40 cm trashësi, akset kombëtare të mbuluara nga akulli, pajisuni me zi

15 Janar 2021, 07:39 Nga DOSJA
Situatë e frikshme në Dibër! Dëbora arrin deri në 40 cm

SHQIPËRI– Dibra është një nga qarqet më të zbardhura nga Dëbora në vend. Trashësia e dëborës ka arritur deri në 40 cm trashësi në këtë qark dhe temperaturat kapin vlerat deri në -6 gradë Celsius ditën e sotme.

Situata më problematike është në njësitë Administrative të Dibrës si Kala e Dodës, Selishtë, Lurë Zall – Dardhë, Martanesh, Trebisht, Ostren të Bashkisë Bulqizë. Ndërsa Tërnova e Madhe dhe Tërnova e Vogël në Njësinë Administrative Zerqan janë të izoluara.

Në akset rrugore ka prani të ngricave dhe të akullit, kështu që policia ka këshilluar drejtuesit e mjeteve që të pajisen me zinxhirë.

Sot Shqipëria është nën sundinimin e temperaturave nën zero gradë Celsius, përfshirë edhe reshjet e shumta të dëborës. Problem mbetet edhe qarku i Korçës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -10°C në -2°C, në zonat e ulëta nga -2ºC në 05°C dhe në zonat bregdetare nga 01°C në 07°C. Era do të fryejë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia nen sundimin e debores shqiperia nen sundimin e debores

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Janar 2021, 07:20

Titujt e portaleve, 15 janar 2021

TIRANË-Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet e vendit. Dosja.al ka në faqe të parë artikull mbi motin në vend i cili tashmë nga reshjet...