Aktualitet

Nesër rinisin fluturimet me Britaninë e Madhe, kushtet që duhet të plotësojnë udhëtarët

14 Janar 2021, 20:31 Nga DOSJA
Nesër rinisin fluturimet me Britaninë e Madhe, kushtet që duhet

TIRANË– Aeroporti “Nënë Tereza” ka njoftuar se duke nisur nga dita e nesërme do të rinisin fluturimet me Britaninë e Madhe. Në një njoftim për mediat, Aerroporti njofton se  qytetarët që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të kenë një rezultat të vlefshëm të testit negativ të Covid. Ndërkohë bëhet e situ se të gjithë personat që do të mbërrijnë në Britani, do të karantinohen për një periudhë 10 ditore.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Ju lutemi të informoheni se nga ora 04:00 e Premte, 15 Janar 2021, udhëtarët që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të kenë një rezultat të vlefshëm të testit negativ COVID-19, të marrë jo më shumë se tre ditë para orës së planifikuar të nisjes. Kjo do të kontrollohet në aeroportet e nisjes dhe pasagjerët pa certifikatë prove, ose një rezultat pozitiv të provës, ose një certifikatë e pavlefshme do t’u refuzohet udhëtimi. Një rezultat i vlefshëm i provës duhet të jetë nga një provë PCR ose një provë tjetër shumë e besueshme për zbulimin e COVID-19 dhe duhet të tregojë se testi është marrë brenda tre ditësh nga fillimi i fluturimit. Ju lutemi të keni në vëmendje se udhëtarët me teste të vlefshme negative se do t’ju kërkohet gjithashtu të karantinohen për dhjetë ditë pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar. Fëmijët nën moshën 11 vjeç janë të përjashtuar nga kërkesa dhe nuk u kërkohet të përfundojnë testimin para nisjes. Certifikata e testit: Certifikata e testit do të jetë në dispozicion në Anglisht, Frëngjisht dhe Spanjisht.  Dëshmia e certifikatës mund të bëhet përmes kopjimit ose mjeteve dixhitale.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet neser rinisin fluturimet per ne angli neser rinisin fluturimet per ne angli

Sondazh

Poll