Aktualitet

DETAJE të reja nga aksidenti i rëndë në Rubik/Drejtori i Policisë: Shka mund të ketë qenë parakalimi i gabuar, familja j

14 Janar 2021, 20:29 Nga DOSJA
DETAJE të reja nga aksidenti i rëndë në Rubik/Drejtori i

MILOT-Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur,  pasditen e sotme në aksin Rrëshen-Rubik, ku si pasojë e një përplasje, 4 anëtar të një familje kanë ndërruar jetë.

Bëhet e ditur se familja Avdiaj ishte rezidente në Zvicër dhe ishin nisur nga Kosova drejt Shqipërisë. Të dyja mjetet e përfshira në aksident këtë mbrëmje ishin me targa të Kosovës.

Ndërkohë, Edmond Tarkaj, drejtor i policisë së qarkullimit rrugor, në një prononcim për Report Tv  ka thënë se dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar të mjetit tip ‘Citroen’ në një aks ku nuk lejohet një gjë e tillë, duke sjellë dhe përplasjen fatale me kamionin. Gjithashtu, ai ka thënë se është shoqëruar në komisaritat drejtuesi i kamionit, i cili ndodhet në gjendje të mirë.

“Ngjarja është me katër viktima të një familje, drejtuesi i mjetit është burri i familjes, Blerim Avdiaj dhe ka shpëtuar vetëm një vajzë 3 vjeç, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës. Mjeti vinte nga Kukësi drejt Milotit ku është përplasur edhe me kamionin. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar paranë organeve të komisariatit të policisë Mirditë dhe ndodhet në gjendje të mirë. Ai shprehet se ka qenë një parakalim i gabuar nga mjeti ‘Citroen’ që shkaktoi aksidentin në një aks që nuk lejohet parakalimi”, tha Tarkaj.

Aksident TRAGJIK në aksin Rrëshen-Rubik, humbin jetën 4 anëtarë të një familje nga Kosova, rëndë fëmija 3 vjeç. Me urgjencë te Trauma(EMRAT)

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet akident ne rubik vdesin 4 anetare te nje familje akident ne rubik vdesin 4 anetare te nje familje

Sondazh

Poll