Aktualitet

Dalin pamjet ku shqiptari plagosi me gjakftohtësi dy persona në Milano

14 Janar 2021, 19:50 Nga DOSJA
Dalin pamjet ku shqiptari plagosi me gjakftohtësi dy persona në Milano

ITALI– Janë publikuar pamjet e ngjarjes së rëndë mbrëmjen e Vitit të Ri në Milano, ku një shqiptar qëlloi me armë zjarri duke lënë të plagosur rëndë dy emigrantë marokenë.

41-vjeçari shqiptar me precendetë  kriminal qëlloi me gjakftohtë ndaj dy emigrantëve, një 33-vjeçar dhe një 39-vjeçar.

Të shtënat ndodhën menjëherë pas një mosmarrëveshje në rrugë midis shqiptarit dhe dy të plagosurve. Shqiptari u largua pas debatit dhe u kthye me një pistoletë të kalibrit 7.65, duke qëlluar disa herë.

Identifikimi i shqiptarit u bë falë kamerave të sigurisë, ndërsa policia italiane arriti ta kapte pas 10 ditësh pasi ishte fshehur brenda një apartamenti ku strehohej nga dy gra. Para se të arrestohej, ai planifikonte të arratisej drejt Shqipërisë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet del videoja ku shqiptari qeelon marokenet itali del videoja ku shqiptari qeelon marokenet itali

Sondazh

Poll