Sport

Majk Shumaker dhe Fetel motivojnë veten: “Jemi “top” për Bahrein!”

14 Janar 2021, 17:45 Nga DOSJA

GJERMANI – Viti i ri, por për fat të keq, problemet janë të vjetra. Pandemia Covid-19 vazhdon të ndihet dhe nuk e ka kursyer as botën e motorëve. Një pasojë e parë, është materializuar me vendimin për të shtyrë Grand Prix të Australisë, të planifikuar tradicionalisht si gara startuese e Botërorit të Formula 1, dhe tani e shtyrë për nëntor. Kampionati 2021 do të fillojë në cirkuitin e Sakhirit, në Bahrein më 28 mars.

Debutimi – Për Majk Shumaker, cirkuiti “Bahrain International” do të ofrojë kujtime të veçanta. Në atë pistë, më 2 prill 2019, djali i Mikaelit të madh, u ul për herë të parë në makinën Ferrari, duke kryer një provë të çmuar. Në pak më shumë se dy muaj, i njëjti cirkuit do të bëhet skena e debutimit të tij në F1 në timonin e skuderisë Haas. Gjermani i lindur më 1999, nuk duket i shqetësuar, çka ai e konfirmoi në një intervistë për agjencinë e lajmeve DPA: “Padyshim që do të preferoja ta filloja sezonin në Australi, pasi do të kisha më shumë kohë për t’u përgatitur. Por situata është e njëjtë për të gjithë. Nuk mendoj se këto ndryshime do të ndryshojnë edhe planet e ekipeve. Qëllimi im është të jem gati në fillim të sezonit”.

Sfida e re – Ditët e provave gjithashtu do të zvogëlohen. Do të ketë vetëm tri ditë testimesh, një numër i vogël për ata që kanë ndryshuar skuadra dhe duhet t’i përkushtohen një sfide të re. Ky është rasti i Sebastian Fetelit, i cili në 2021 do të përpiqet ta ngjisë Aston Martin në renditje më të lartë. Sidoqoftë, katër herë kampioni i botës është i sigurt, siç pranoi në faqen zyrtare të F1: “Nga sa kuptoj, do të ketë vetëm një provë para sezonit dhe atje do ta njoh makinën time. Unë nuk jam i shqetësuar. Me kalimin e viteve, u mësova të kaloja shumë pak kohë në pistë, ndërsa optimizova të gjitha momentet pas timonit. Edhe një ditë e gjysmë praktikë mund të jetë e mjaftueshme për të përgatitur një garë në një mënyrë të denjë”. Për kampionin 33-vjeçar gjerman Fetel, ky do të jetë viti i katërmbëdhjetë në Formula 1.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport formula 1 majk shumaker sebastian fetel skuderia aston martin skuderia haas formula 1 majk shumaker sebastian fetel skuderia aston martin skuderia haas

Sondazh

Poll