Sport

Leklerk me Covid-19, ai është i izoluar në shtëpinë e tij në Montekarlo

14 Janar 2021, 17:03 Nga DOSJA

ITALI – Çarls Leklerk izolohet nga Covid. Piloti i Ferrarit ka rezultuar pozitiv i infektuar nga koronavirusi, siç komunikohet nga ekipi i Maranelos, dhe menjëherë, sipas protokolleve shëndetësorë, është futur në izolim në shtëpinë e tij në Montekarlo.

Sipas protokolleve të ekipit, Çarls testohet rregullisht dhe dje rezultati i testit të tij të fundit ishte pozitiv. Ai menjëherë lajmëroi ekipin dhe të gjithë me të cilët ka qenë në kontakt të ngushtë me të në ditët e fundit. Leklerk aktualisht ndihet mirë me simptoma të lehta dhe është vetëm, i izoluar në shtëpinë e tij në Monterkarlo.

Në postimin e tij në Instagram, Leklerk shpjegoi situatën si vijon: “Unë e kam testuar veten rregullisht, sipas protokolleve të ekipit tim. Për fat të keq, mësova se kisha kontaktuar me një pozitiv dhe menjëherë u vetë-izolova, duke lajmëruar të gjithë me të cilët kam qenë në kontakt. Më vonë bëra tamponin dhe isha pozitiv. Tani do të qëndroj i izoluar në shtëpinë time në Montekarlo, në përputhje me rregullat e vendosura nga autoritetet lokale të shëndetit”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport carls leklerk covid-19 piloti i ferrarit skuderia e ferrarit carls leklerk covid-19 piloti i ferrarit skuderia e ferrarit

Sondazh

Poll