Politike

Negociatat në selinë blu/ Basha mbyll marrëveshjet me tre aleatë. Idrizi: Të ruajmë peshën specifike në zgjedhje

14 Janar 2021, 16:15 Nga DOSJA
Negociatat në selinë blu/ Basha mbyll marrëveshjet me tre

TIRANË– Lulzim Basha ka mbyllur marrëveshjet me 3 nga aleatët e tij për zgjedhjet e 25 prillit. Megjithatë negociatat vazhdojnë të jenë të pambyllura me PDIU-në e Shpëtim Idrizit, republikanët e Fatmir Mediut, dhe PBDNJ-në e Vangjel Dules.

Idrizi në një intervistë që ka dhënë për Neës24 është shprehur ka thënë se për të qenë marrëveshje sa më të pranuara nga palët, duhet që të respektohet pesha specifike e secilës parti në zgjedhje. Kreu i PDIU, shprehet gjithashtu se këto negociata janë të vonuara, dhe se tashmë opozita duhej të ishte në marrëveshje me qytetarët.

“Në negociata duhet të na udhqëheqë qëllimi i përbashkët kundrejt Ramës. Të respektohet pesha specifike e partive politike në zgjedhje. Ndryshimet kushtetuese vonuan marrëveshjet në opozitë. PDIU është konsoliduar në 5 qarqe. Do të ruaj peshën specifike të PDIU-së”,- shtoi ai.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka lidhur marrëveshjen me dy aleatë të tjerë, një ditë pasi gjeti dakordësinë me kreun e PAA-së, Agron Duka. Dosja.al ka mësuar se Bash aka rënë dakort me kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi dhe liderin e PDK-së, Nard Ndoka. Shehi dhe Ndoka do jenë pjesë e listave për deputetë në qarqet Tiranë dhe në Shkodër. LSHK-ja dhe PDK-ja do të kenë edhe kandidatët e tyre në zona të tjera të Shqipërisë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike shpetim idrizi shpetim idrizi

Sondazh

Poll