Politike

Shpopullimi i vendit, Ilir Gëdeshi: Shqetësuese, po ikin fëmijët e elitës intelektuale të vendit

14 Janar 2021, 11:40 Nga DOSJA
Shpopullimi i vendit, Ilir Gëdeshi: Shqetësuese, po ikin

TIRANË– Ilir Gëdeshi është shprehur se nga Shqipëria po ikin fëmijët e elitës intelektuale të vendit. Në tryezën e mbledhur nga Presidenti Ilir Meta për shpopullimin e vendit Gedëshi deklaroi se numri i mjekëve për 100 mijë banorë do të vijë duke u ulur duke shkaktuar probleme me popullatën sa i përket shërbimit shëndetësor.

Ai shtoi ndër të tjera se kjo gjë do të provokojë largime të tjera të popullatës në mungesë të një shërbimi mjekësor cilësor.

Pjesë nga fjala e Ilir Gëdeshit:

 Vërehet me shqetësim që jashtë vendit po ikin fëmijët e elitës intelektuale të vendit. Problematik është fakti që 94% e tyre nuk dëshiron të kthehet në Shqipëri. Kjo është një humbje e madhe për vendin, sepse kapitali më i kualifikuar human, elita e studentëve shqiptarë nuk duan të kontribuojnë më në Shqipëri. Po rritet shumë shpejt migrimi i mjekëve shqiptarë drejt Gjermanisë. Numri i mjekëve për 100 mijë banorë do të vijë duke u ulur duke shkaktuar probleme me popullatën sa i përket shërbimit shëndetësor. Kjo do të provokojë largime të tjera të popullatës në mungesë të një shërbimi mjekësor cilësor.

Prezantimi i plotë i Gëdeshit

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike meta tryeze per shpopullimin e vendit meta tryeze per shpopullimin e vendit

Sondazh

Poll