Politike

Meta numëron arsyet e largimit të shqiptarëve nga vendi: Biznesi nuk gjen mbështetje, ky është kërcënim serioz që rrit

14 Janar 2021, 11:44 Nga DOSJA
Meta numëron arsyet e largimit të shqiptarëve nga vendi: Biznesi

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka renditur arsyet që sipas tij po bëjnë që shqiptarët të braktisin vendin e tyre. Në tryezën e mbledhur nga vetë Kreu i Shtetit, Meta deklaroi se kryesorja është fakti që biznesi nuk gjen mbështetje nga qeveria.

Sipas Presidentit, edhe mosrritja e qëndrueshme e pagave dhe pensioneve, por thjesht indeksimi i tyre, e kanë bërë të vështirë koston e jetesës për shumë familje në vend, të cilat preferojnë të largohen.


Pjesë nga fjala e Presidentit Ilir Meta

Disa nga arsyet që e stimulojnë fenomenin e shpopullimit janë: Mosrritja e qëndrueshme e pagave dhe pensioneve, por thjesht indeksimi i tyre, e kanë bërë të vështirë koston e jetesës për shumë familje në vend.

Mungesa e mbështetjes së arsimimit cilësor të të rinjve. Mungesa e mbështetjes së duhur të biznesit. Situata në vendin tonë është përkeqësuar ndjeshëm sidomos sa i përket mungesës së mbështetjes së biznesit, për të përballuar kostot shtesë të pandemisë.

Sipas Bankës së Shqipërisë të paktën 50 mijë qytetarë kanë humbur vendet e tyre të punës gjatë pandemisë. Mungesa e mbështetjes për këto biznese padyshim që është një kërcënim serioz për t’i shtuar edhe më tej ritmet e emigrimit. Sistemi i llogaridhënies demokratike nuk funksionon.

Eficenca e përdorimit të parave publike është e dyshimtë, e pakontrolluar dhe larg llogaridhënies. Kjo është e lidhur me standardet e qeverisjes që duhet të përmirësohen në mënyrë drastike.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike meta tryeze per shpopullimin e vendit meta tryeze per shpopullimin e vendit

Sondazh

Poll