Politike

Marrëveshja me Bashën, Ndoka shpreh dëshirën: Dua Shkodrën, po edhe nëse s’më jepet, s’do kërkoj aventura

14 Janar 2021, 12:42 Nga DOSJA
Marrëveshja me Bashën, Ndoka shpreh dëshirën: Dua

TIRANË– Kreu i PDK-së, Nard Ndoka është shprehur se ka dëshirë të kandidojë në Shkodër.

Pas marrëveshjes së firmosur me kryedemokratin Lulëzim Basha, Ndoka, i ftuar në Rerport TV,  ka deklaruar se ka dëshirë të kandidojë në Shkodër, por që edhe nëse nuk ndodh kjo gjë, nuk është se ai do të kërkojë të bashkohet me dikë tjetër, gjë të cilën ai e konsideroi ‘aventurë’. 

Ndoka u bëri thirrje edhe aleatëve të tjerë, si Jozefina Topalli e Astrit Patozi që të bashkohen me PD-në. 

Pjesë nga fjala e Nard Ndokës

Është diskutuar te mundësitë që partitë tona kanë ç’ë hapin në disa qarqe te opozita e bashkuar. PDK ka prezantuar disa kandidatë në disa qarqe. Nuk kemi ende një vendimmarrje përfundimtare. Por është shumë e rëndësishme që do të jemi një ekip.  Të gjithë kërkojmë që të marrë fund vendimmarrje. Jemi prej disa kohësh tashmë në fushatë dhe terren. Besoj se ky do të ishte formalizimi i ekipit të opozitës.  Përveç kufizimeve që kemi nga Kodi që Rama e bëri në mënyrë të qëllimshme. Pa diskutim që çdo parti e quan veten opozitare mund të bashkohet. Të gjitha këto vërehen në mënyrë pozitive nga elektorati ynë. Në të gjithë historinë tonë PDK ka vetëm një vit qeverisje, të gjithë hapësirën tjetër e kemi në opozitë. Ne e kemi elektoratin tonë të konsiderueshëm. Marrëdhëniet e mia me PD kanë qenë gjithnjë transparente, edhe nëse nuk do të jem në listë fare në Shkodër do të jem prezent në të gjithë Shqipërinë. Nuk do të shikoj  një mundësi tjetër apo një aventurë. Nuk do të na bëjë të kalojmë ylberin. Ne si PDK kemi ofruar shumë emra.  Unë po uroj që të kem një kandidat fitues edhe në Qarkun e Lezhës. Po ashtu edhe në Qarkun e Tiranës. Kemi realisht kandidat konkurrues. Do të ketë surpriza në këto zgjedhje. DO të prishen ca balanca, do të shkërmoqet edhe kjo mazhorancë.

Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka kanë firmosur me kryedemokratin Lulzim Basha. Dje Basha firmosi edhe me kreun e PAA-së, Agron Duka.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha firmos me shehin dhe ndoken nard ndoka basha firmos me shehin dhe ndoken nard ndoka

Sondazh

Poll