Politike

Deputeti i PS shpërndau leje legalizimi, KQZ gjobit me 1500 lekë kreun e Kadastrës Arben Qalliu

14 Janar 2021, 12:21 Nga DOSJA
Deputeti i PS shpërndau leje legalizimi, KQZ gjobit me 1500 lekë kreun

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 1500 lekë të reja, drejtorin e Kadastrës në Lushnje, Arben Qalliu, pasi ky i fundit shpërndau leje legalizimi krah deputetit të Partisë Socialiste, Bujar Çela.

Hetimi nisi disa ditë pas publikimit në media të pamjeve ku deputeti dhe kreu i Kadastrës shpërndanë leje legalizimi në kundërshtim me kufizimet e vendosura në KQZ, ku ndalohet që para zgjedhjeve deputetët të shpërndajnë certifikata.

Kjo shpërndarje e çertifikatave u publikua edhe në llogarinë e Bujar Çelës në Facebook pikërisht atë ditë, dhe tashmë kreu i kadastrës Lushnje duhet të paguajë gjobën “e majme”.

KQZ ka kufizuar qeverinë që 4 muaj përpara zgjedhjeve të mos organizojnë apo të marrin pjesë në aktivitete ku priten shirita elektoralë apo prezantohen projekte të investimeve në fushën e transporteve, energjisë, mjedisit, shëndetësisë, kulturës dhe arsim. Lista e personave që e kanë të ndaluar përfshirjen në aktivitetet e mësipërme janë: kryeministrin, Zëvendëskryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat, kryetarët dhe nënkryetarët e bashkive, drejtorët e përgjithshëm të agjencive, apo shoqërive si: OSHEE, Ujësjellës, Posta, etj.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben qalliu bujar çela arben qalliu bujar çela

Sondazh

Poll