Politike

Skandali me sanitaren, Rama: Nuk ka pyll pa derra, një fundërrinë!

14 Janar 2021, 12:14 Nga DOSJA
Skandali me sanitaren, Rama: Nuk ka pyll pa derra, një

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në qendrën shëndetësore numër 1 në kryeqytet, aty ku nuk la pa komentuar rastin e sanitares Tire Alldervishaj që u bë menjëherë kryefjalë në media për shkak të skandalitetit të saj.

Rama teksa ishte i ulur nisi fjalinë duke shprehur keqardhje për historinë që ka cënuar imazhin dhe punën e mjekëve dhe infermierëve. Kreu i qeverisë tha ndër të tjera se nuk ka pyll pa derra e se fundërrina të tilla ka në çdo sektor. Ai hodhi poshtë aludimet se Tirja mund të ketë pasur lidhje me mjekët dhe infermierët për shpërndarjen e parave mes tyre.

Jam shumë i keqardhur për atë historinë e asaj sanitares, cënon imazhin cënon dhe punën e zakonshme të mjekëve dhe infermierëve dhe krijon perceptimin se kjo është një mënyrë e të punuari e shumë njerëzve, realisht e vetmja gjë që më ka pëlqyer apo më ka ngrohur në atë ngjarje ka qënë puna e bërë nga gazetarët investigativë sepse kanë nxjerrë në pah një llum, natyrisht tejet të papërtypshëm, por njëkohësisht nuk kanë provuar përkundrazi, të gjitha investigimet e tyre nuk ka rezultuar që ajo të ishte e lidhur me mjek apo të kishte një zinxhir. Kjo është një këmbanë alarmi se nuk duhen bërë veprime të tilla. Nuk ka pyll pa derra, e nuk ka asnjë sektorë ku mund të gjenden fundërrima të tilla.- tha Rama.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama tire alldervishi edi rama tire alldervishi

Sondazh

Poll