Politike

Kryemadhi takohet me ambasadoren franceze në Shqipëri, kryetarja e LSI-së: E informova se në lista do të ketë të rinj dhe

14 Janar 2021, 12:45 Nga DOSJA
Kryemadhi takohet me ambasadoren franceze në Shqipëri, kryetarja e

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi këtë të enjte një takim me ambasadoren franceze në vendin tonë, Elisabeth Barsacq.

Në takim, Kryemadhi ndau me ambasadoren Barsacq prioritet e LSI, të cilat do të jenë të mëshiruara në programin e qeverisë së re të ndryshimit të pas 25 prillit. Objektivat kryesore të LSI në qeverisje do të jenë nxitja e punësimit si prioritet i të gjithë politikave ekonomike për të realizuar garantimin e ritmeve më të larta të rritjes ekonomike dhe punësimit në mënyrë të veçantë për rininë dhe gruan; arsimi cilësor dhe integrimi europian i vendit.


Kryemadhi dhe Barsacq ndanë vlerësime mbi potencialin e zhvillimit të Shqipërisë, ku një vëmendje me e madhe duhet të shkojë për rritjen dhe përgatitjen e burimeve njerëzore.

Kryetarja e LSI u shpreh se nevojitet një politikë e jashtme që ndihmon biznesin vendas për të rritur eksportet si dhe po ashtu për të krijuar klimën e duhur për thithjen e investimeve të huaja.

Në takim u fol dhe mbi zgjedhjet e 25 prillit, përgatitjet e fundit për to teksa na ndajnë edhe 100 ditë. Kryetarja e LSI e informoi ambasadoren Elisabeth Barsacq se në listat e LSI do të ketë përfshirje të të rinjve dhe grave me kapacitete të spikatura profesionale.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisabeth barsacq monika kryemadhi elisabeth barsacq monika kryemadhi

Sondazh

Poll