Bota

Ulja e rasteve me COVID/ Lirohen masat ndaluese në Kosovë, hiqet ora policore

14 Janar 2021, 15:57 Nga DOSJA
Ulja e rasteve me COVID/ Lirohen masat ndaluese në Kosovë, hiqet ora

KOSOVË– Pas uljes së bilancit të COVID në Kosovë, qeveria pritet të miratojë heqjen e orës policore si dhe zgjatjet e orarit për lokalet e gastronomisë.

Burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë për Gazetën Express bëjnë me dije se ora policore do të hiqet në të gjitha komunat e vendit. Orari i punës për gastronominë do zgjatet nga ora 20:00 që është aktualisht, deri në orën 21:00 ose 22:00, kjo do të bëhet për secilin kategorizim të komunave.

Me masat e reja, lehtësim do të ketë edhe për veprimtaritë e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve, deri në 30 për qind të përfaqësues së kapacitetit të hapësirave. Masë tjetër që pritet të miratohet është se nuk do të lejohen grumbullimet e qytetarëve dhe tubimet publike me më shumë se 30 persona.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se pas rënies së numrit të rasteve pozitive dhe kalimit të shumicës së komunave nga zona e kuqe në zonën e verdhë apo të gjelbër, ka ardhur momenti për lehtësim të masave.

Pasi shumica e komunave të cilat kanë qenë të kategorizuara në zonën e kuqe kanë kaluar në zona të verdha apo të gjelbërta dhe duke marrë parasysh që këto masa kanë dhënë rezultate pozitive, pasi numri i rasteve pozitive është në rënie e sipër, po ashtu pasi masat nuk janë rishqyrtuar për një kohë të caktuar, mendojmë se ka ardhur momenti që të ftohet takimi ndërinstitucional për rishqyrtim të masave. ”, ka deklaruar Ibrahimi.

(kle.mu./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove lirohen masat ne kosove masat anti-covid kosove lirohen masat ne kosove masat anti-covid

Sondazh

Poll