Bota

DOKUMENTI me pikat/ Publikohet marrëveshja e plotë mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit

14 Janar 2021, 15:18 Nga DOSJA

KOSOVË-Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit dhe Iniciativa e Vjosa Osmanit kanë nënshkruar sot marrëveshje për të garuar në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit. Marrëveshja e plotë e tyre është siguruar nga Televizioni 7, ku  tregohen të radhitura të gjitha temat për të cilat janë kanë rënë dakord Osmani dhe Kurti. Ato përfshijnë arsimin, shëndetësinë, diplomacinë dhe fusha të tjera.

Prioritizim të rishkimit funksional të sistemit të drejtësisë me vettingun si pjesë integrale të këtij procesi, si dhe vendosmëri të plotë drejt luftimit të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend. Prioritizim të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë, duke i orientuar investimet dhe planifikimin buxhetor kah sektorit i shëndetësisë, mbrojtja e mjedisit, digjitalizimi, investimi në capital njerëz, nxitja të prodhimit vendor, me qëllim të përqafimit të një koncepti zhvillimor ekonomik të qëndrueshëm e invovativ,”-thuhet në marrëveshje.

Dokumenti i plotë: 

Gjithashtu, Kurti dhe Osmani kanë rënë dakord që te ketë persona të kualifikuar, kompetentë dhe me integritet dhe që do të udhëheqin digasteret e lartpërmendura.

“Përkushtim të plotë që personat që do të udhëheqin digasteret qeveritare të jenë të kualifikuar, kompetentë dhe me integritet dhe se do të ketë pajtim në mes të palëve lidhur me emrat që do të udhëheqin këto digastere, bazuar në kriteret e mësipërme”, thuhet në marrëveshjen e siguruar nga T7.

Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani do të garojë për presidente si kandidate e përbashkët e koalicionit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma-s. Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.  Sipas vendimit të marrë, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të zhvillohen në 14 shkurt.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti vjosa osmani albin kurti vjosa osmani

Sondazh

Poll