Bota

Merr 20 mijë dollarë në ditë/ Situata ka irrituar Donald Trump, mediat: Ka urdhëruar të mos paguhet avokati Giuliani

14 Janar 2021, 15:01 Nga DOSJA
Merr 20 mijë dollarë në ditë/ Situata ka irrituar Donald

SHBA-Presidenti Donald Trump, i irrituar nga fajësimi për herë të dytë, iu ka thënë njerëzve që të ndalojnë të paguajnë tarifat ligjore të avokatit të tij Rudy Giulianit. Lajmi është konfirmuar për mediat e huaja, nga një burim i paidentifikuar, megjithëse ai është shprehur se ende nuk është e qartë nëse Presidenti ishte serioz në lidhje me udhëzimet e tij.

Bëhet e ditur se Trump është i zhgënjyer me disa nga veprimet ligjore të Giulianit gjatë sfidimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe nuk është bindur që ta paguajë avokatin nga 20.000 dollarë në ditë.

Trump ka fajësuar avokatin e tij personal për një kohë të gjatë dhe shumë të tjerë për gjendjen në të cilën tani gjendet, megjithëse nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi në publik. Giuliani pritet të luajë ende një rol në mbrojtjen e fajësimit të Trump por ka mbetur jashtë shumicës së bisedave deri më tani.

Ndërkohë, Trumpi po izolohet gjithnjë e më shumë në ditët përfundimtare të mandatit si president dhe ai po i sulmon edhe anëtarët besnikë të rrethit të tij të brendshëm, duke mos pasur mundësi që ta shprehë pakënaqësinë në Twitter, njerëzit e afërm thonë se ai është i zemëruar që aleatët e tij nuk po e mbrojnë publikisht. Mandati i Trumpit përfundon zyrtarisht më 20 janar, kur presidenti i zgjedhur, Joe Biden, do të inaugurohet si shef i ri i Shtëpisë së Bardhë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump rudy giulianit donald trump rudy giulianit

Sondazh

Poll