Bota

Mutacioni i ri i COVID19 në Maqedoni, Ministri i shëndetësisë: Ky virus është regjistruar në Serbi dhe Zvicër

14 Janar 2021, 14:53 Nga DOSJA
Mutacioni i ri i COVID19 në Maqedoni, Ministri i

MAQEDONI– Një variant i ri i COVID-19 është shfaqur në Maqedoninë e Veriut.  Ditën e sotme, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar për mediat se varianti në vend që është zbuluar nuk është identik me atë në Britëninë e Madhe, por i ngjashëm.

Ai thekson se ky variant është zbuluar identik në Serbi dh Zvicër. Sipas tij, që nga fillimi i pandemisë Maqedonia e Veriut ka zbuluar 7 lloje mutacionesh në vend, që kanë qenë dhe në vendet e tjera.

‘’Identik si ai që është detektuar në Britani të Madhe, jo! Tek ne janë detektuar 7 lloje mutacionesh gjenetike në Laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, që nga fillimi i krizës. Lloji që dominon nga fundi i verës dhe muajt kur u arrit piku tashmë është i ngjashëm në kuptimin e mutacioneve siç kanë ndodhur në Britani. Ky virus si i joni është regjistruar në Serbi dhe Zvicër’’,- deklaroi Venko Filipçe.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni maqedoni e veriut mutacioni i ri i covid-19 venko filipçe maqedoni e veriut mutacioni i ri i covid-19 venko filipçe

Sondazh

Poll