Bota

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ Deklarata e Albin Kurtit: Na pret një rrugë e gjatë, por një fitore e madhe

14 Janar 2021, 15:30 Nga DOSJA
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ Deklarata e Albin Kurtit: Na pret

KOSOVË-Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, kanë nënshkruar ditën e sotme listën e përbashkët për garën në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë. Në deklaratën e tij Kurtin ka thënë se ai dhe Osmani do të jenë më të njëjtat qëllime.

“Presidentja në detyrë dhe unë, ish-kryeministri, me subjektet tona politike, do të na gjeni në të njëjtën vend dhe për të njëjtën qëllim. Kemi bërë marrëvëshjen e parimeve dhe synimeve politike, të cilën sapo e nënshkruam këtu para jush”, ka deklaruar Kurti.

Gjithashtu, ai ka pretenduar se pret një punë e gjatë, por dhe një  fitore e madhe. Sipas tij Kosova ka nevojë për një kryeministër, ndërsa në lidhje me Osmanin ai e ka lavdëruar punën e saj si presidente.

“Viti 2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për kryeministër të ri, por edhe për presidente të re. Ne e kemi presidenten. Ajo e ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe dinjitet, e ka shprehur integritetin e institucionit dhe unitetin e popullit. Në këto zgjedhje, që janë referendum, duhet ta rilegjitimojmë këtë”, ka deklaruar mes tjerash ai.

Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani do të garojë për presidente si kandidate e përbashkët e koalicionit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma. Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.  Sipas vendimit të marrë, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të zhvillohen në 14 shkurt.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti osmani zgjedhjet e parakoshme ne kosove albin kurti osmani zgjedhjet e parakoshme ne kosove

Sondazh

Poll