Bota

Tjetër marrëveshje në Kosovë para zgjedhjeve/ Haradinaj do të dalë me listë të përbashkët me partinë e Zef Morinës

14 Janar 2021, 15:33 Nga DOSJA
Tjetër marrëveshje në Kosovë para zgjedhjeve/ Haradinaj do

KOSOVË– Vetëm një muaj para zgjedhjeve të jshtëzakonshme në Kosovë, është nënshkruar një tjetër marrëveshjet përpos asaj mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.

Ramush Haradinaj ka nënëshkruar një marrëveshje me Zef Morinën që partitë e tyre të dalin në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajmin e ka bërë vet të ditur Haradinaj, në një postim në rrjetet sociale, ku njofton se AAK dhe Partia Shqiptare Demokristian e Kosovës do të garojnë së bashku me listë të përbashkët kandidatësh. Mësohet se Haradinaj do të jetë kryesuesi i listës si dhe kandidat për President të Kosovë.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, kanë një traditë të mirë bashkëpunimi gjatë rrugëtimit tonë politik.
Sot, së bashku me kryetarin Zef Morina, kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim në zgjedhjet e 14 shkurtit. Të dyja subjektet, AAK dhe PSHDK, do të garojnë e bashkëveprojnë si partnerë të barabartë.
Na priftë e mbara! RH”– shkruan Haradinaj.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ramush haradinaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll