Bota

FOTO/ Zbulohet logoja zyrtare e iniciativës së Vjosa Osmanit

14 Janar 2021, 15:38 Nga DOSJA
FOTO/ Zbulohet logoja zyrtare e iniciativës së Vjosa Osmanit

KOSOVË-Presidentja aktuale Vjosa Osmani dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti kanë arritur ditën e sotme një marrëveshje për t’u futur bashkë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Dokumenti i marrëveshjes është publikuar në mediat e Kosovës, ku dhe është zbuluar dhe logoja e nismës “Guxo” të Vjosa Osmanit.

Logoja e nismës: 

 

Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani do të garojë për presidente si kandidate e përbashkët e koalicionit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma. Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.  Sipas vendimit të marrë, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të zhvillohen në 14 shkurt.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti vjosa osmani vjosa osmanin zgjedhjet e parakoheshme ne kosoe albin kurti vjosa osmani vjosa osmanin zgjedhjet e parakoheshme ne kosoe

Sondazh

Poll