Sport

Shkupi parakalon Tiranën, firmos me Cvetanovskin

13 Janar 2021, 10:49 Nga DOSJA
Shkupi parakalon Tiranën, firmos me Cvetanovskin

MAQEDONIA E VERIUT – Një nga alternativat e merkatos dimërore, të kampionëve të Shqipërisë bardhebluve të Tiranës, Matej Cvetanovski sot është zyrtarisht lojtar i Shkupit. Sulmuesi anësor, një nga lojtarët më të spikatur në pjesën e parë të këtij sezoni me Vardarin, kërkohej nga disa klube shqiptare dhe në fund u vesh bardhekaltër.

Autori i 6 golave ka nënshkruar për dy vite me Shkupin. Fillimisht ishte Tirana që shikohej si favorite dhe bardheblutë e donin 23-vjeçarin, si pasuesin e brazilianit Elton Cale, i cili tani sapo është rikthyer për trajnerin Dede.

Shkëndija e Tetovës gjithashtu ishte në bisedime me Cvetanovksin, por nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Tani e ardhmja e tij u vendos dhe kuqezinjtë e Tirana duhet të shohin për objektiva të tjerë në merkato.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 13 Janar 2021, 10:40

Gjimshiti një alternativë për Milanin

ITALI – Në këtë periudhë merkatoje të shumtë janë zërat e lëvizjeve për lojtarët, mes tyre ka edhe nga futbollistët e kombëtares shqiptare, që pretendojnë...