Sport

Sulmuesi Luka Joviç ikën andej nga ka ardhur, le Madridin për Frankfurtin!

13 Janar 2021, 10:17 Nga DOSJA

SPANJE – Blerja 60-milionëshe e sulmuesit Luka Joviç nga Eintraht Frankfurti, ka rezultuar e dështuar për Real Madridin. Futbollisti serb jo vetëm nuk arriti të shkrihet me ambientin “blaugrana”, por zhgënjeu duke u kthyer edhe në një barrë financiare për klubin që drejtohet nga Florentino Perez.

Sakaq, gazetari italian Frabricio Romano, i specializuar në fushën e tregut sportiv, raporton se Luka Joviç do të rikthehet sërish si futbollist i huazuar, deri në fund të sezonin në radhët e Eintraht Frankfurtit, aty ku edhe shkëlqeu.

Trajneri Zinedin Zidane, mësohet se ka qenë dakort për këtë lëvizje, me shpresë se lojtari serb mund të gjejë formën sportive në Bundesligë. Skuadra nga Frankfurti e ka mirëpritur rikthimin e Joviçit në radhën e saj, madje do t’i paguajë edhe pagën sulmuesit.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport eintraht frankfurt luka jovic real madridi eintraht frankfurt luka jovic real madridi

Sondazh

Poll