Sport

Rubin Hebaj vishet kuqezi, nis aventurën e re me Shkëndijën e Tetovës

13 Janar 2021, 09:37 Nga DOSJA
Rubin Hebaj vishet kuqezi, nis aventurën e re me Shkëndijën e

TETOVE – Pasi ka provuar  të luajë me Domzhalen në Slloveni dhe Vorska Poltavën në Ukrainë, pasi është larguar nga Teuta, mësohet se sulmuesi Rubin Hebaj do të nisë një aventurë të re me Shkëndijën e Tetovës, të cilët kryesojnë kampionatin në vendin fqinj.

Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë, se midis 22-vjeçarit shkodran dhe drejtuesve të klubit kuqezi është arritur marrëveshja. Sulmuesi Hebaj, edhe pse fitoi Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë në radhët e Teutës, pati mundësi të aktivizohej vetëm në 15 ndeshje me skuadrën durrsake që nga janari i vitit të shkuar.

Dëshira për të gjetur më tepër hapësira aktivizimi e detyroi Hebajn të kërkonte largimin nga “djemtë e detit” dhe të vihej në kërkim të një aventure të re. Ajo pritet të nisë tani me Shkëndijën e Tetovës, ku thuhet, se sulmuesi ka qenë preferencë e trajnerit Ernest Gjoka.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport rubin hebaj shkendija e tetoves sulmuesi shkodran u largua nga teuta rubin hebaj shkendija e tetoves sulmuesi shkodran u largua nga teuta

Sondazh

Poll