Sport

VIDEO/ Atletico Madrid fiton në acarin e Madridit, por lojtarët e stolit bëjnë nxehmjen e pazakontë

13 Janar 2021, 08:59 Nga DOSJA
VIDEO/ Atletico Madrid fiton në acarin e Madridit, por lojtarët e

SPANJË-Atletico e Madridit nuk bën blof në “Ëanda Metropolitano” përballë një rivali të fortë si Sevilla. Skuadra e Diego Simeones fitoi 2-0 ndaj ekipit andaluz dhe shkëputet në krye të renditjes me 4 pikë më shumë se Reali i Madridit.

Një sukses në acar për ekipin spanjoll, pasi temperatura në Madrid kur po luhej takimi kishte shkuar në -10 gradë. Një situatë e vështirë për futbollistët që qëndronin në stol, megjithatë futbollistët e Atletico Madrid e gjetën zgjidhjen.

 

Está fresquinho, @joaofelix70? ?? #LaLigaELEVEN pic.twitter.com/fMW7E6zBZh

— ELEVEN Portugal (@ElevenSports_PT) January 12, 2021

Me një nxehmje tërësisht të pazakontë dhe që nuk e kemi parë më herët, zëvendësuesit e ekipit të Simeones qëndronin në tribunë duke i ngrohur muskujt në bicikletë. Gjithashtu pranë tyre ishte edhe një ngrohëse në mënyrë që lojtarët ta përballonin sa më lehtë acarin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atletico madrid joao felix sevilla atletico madrid joao felix sevilla

Sondazh

Poll