Sport

KUPA E ITALISË/ Milan kualifikohet për në çerekfinale, por Torino e lodh për 120 minuta, Inter ose Fiorentina për kuqezinj

12 Janar 2021, 22:50 Nga DOSJA
KUPA E ITALISË/ Milan kualifikohet për në çerekfinale, por

MILANO-Milan bëhet skuadra e parë që arrin çerekfinalet e Kupës së Italisë, pasi mposhti Torinon me rezultatin 5-4 me penallti, duke qenë se 90 minutat e kohës së rregullt dhe 30 minutat e kohës shtesë, përfunduan në barazim pa gola. Trajneri Stefano Pioli hodhi nga minuta e parë sulmuesin Zlatan Ibrahimovic, i cili luajti për 45 minuta, për të mos rrezikuar gjendjen e lojtarit suedez.

Pas 120 minutave në barazim pa gola, të dy skuadrat iu drejtuan pikës së penalltisë për të përcaktuar skuadrën që do të vijojë më tej dhe ishin pikërisht kuqezinjtë e Piolit ata që u treguan të saktë në të gjithë 11-metërshat e ekzekutuat dhe siguruan kalimin në çerekfinale, pasi te Torino gaboi mesfushori Rincon, gjuajtjen e të cilit e priti Tatarusanu.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kupa e italise milan torino kupa e italise milan torino

Sondazh

Poll