Sport

“Corriere dello Sport” tregon të ardhmen e Strakoshës, ja ku mund të përfundojë portieri shqiptar

12 Janar 2021, 21:27 Nga DOSJA
“Corriere dello Sport” tregon të ardhmen e Strakoshës, ja

ITALI– Ky është sezoni më i errët për portierin Thomas Strakosha, në fillim i prekur nga koronavirusi dhe më pas dëmtimi, bëri që shqiptari të humbiste fanellën e titullarit. Mediat italiane dolën me një prapaskenë të bujshme duke theksuar se mungesa e tij nuk kishte të bënte me një dëmtim por thjeshtë ishte një vendim i trajnerit Inzaghi, kaq mjaftoi që të flitej më pas për një divorc të shpejtë mes palëve.

“Corriere dello Sport”, vjen këtë të martë me një version ndryshe: “Nuk ka një çështje Strakosha në shtëpinë e Lazios”. Portieri shqiptar do të ishte titullar edhe në “Tardini”, nëse nuk do të ishte dëmtuar gjatë ndeshjes kundër Fiorentines.

Gjithnjë sipas “Corriere dello Sport”, Strakosha do të mungojë në derbin kundër Romës ndërsa do të rikthehet titullar në Kupën e Italisë.Pra, sipas “Corriere dello Sport”, Strakosha jo vetëm që nuk do të largohet nga Lazio në janar, por do të rikthehet si titullar te bardhekaltrit. Ai do të vazhdojë të “luftojë” fort me rivalin Reina dhe do përpiqet të bindë Inzaghin për të zgjedhur piëkrisht atë si portierin e parë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lazio strakosha lazio strakosha

Sondazh

Poll