Sport

VIDEO/ Premier League tani ka një “padron” të ri në krye të klasifikimit, Man.United mposht Burnley me gol të Pogba-s

12 Janar 2021, 22:37 Nga DOSJA
VIDEO/ Premier League tani ka një “padron” të ri në

ANGLI– Manchester United merr fitoren e tretë rradhazi dhe të 11-tën në kampionat. Në javën e 17-të të Premier League “Djajtë e Kuq” mundën Burnley-n me shifrat 1-0, një tre pikësht me mjaft vlera për skuadrën e Solskjaer që tani e sheh veten në krye të klasifikimit, tre pikë më shumë se ndjekësi më i afërt Liverpool.

Në stadiumin “Turf Moor” vendosi goli i francezit Paul Pogba në pjesën e dytë, i shërbyer nga Rashford.Skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer tashmë kryeson e vetme me 36 pikë, tri më shumë se “The Reds”.

Sukses shumë i rëndësishëm edhe për Evertonin (ruan vendin e katërt) 1-2 në fushën e Ëolves. Për skuadrën e Ancelottit shënuan nga një gol në çdo pjesë Iëobi dhe Keane, që zhvlerësuan golin e Neves në minutën e 14-të.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport manchester united paul pogba manchester united paul pogba

Sondazh

Poll