Sport

Çfarë po ndodh me Sadikun? Sërish ndryshim skuadre, tashmë në kampionatin italian!

13 Janar 2021, 10:26 Nga DOSJA
Çfarë po ndodh me Sadikun? Sërish ndryshim skuadre, tashmë

TURQI – Duket se e ndjek fati i keq sulmuesin e kombëtares kuqezi, Armando Sadiku. Ai nuk ka mundur të tregojë vlerat e tij në pjesën e parë të këtij sezoni. Pritet që kjo merkato e dimrit të sjellë sërish ndryshim skuadre për të edhe pse është nën kontratë.

Armando Sadiku, nga Malaga kaloi te Erzurumspor këtë verë dhe një dëmtim e penalizoi në fillim. Më pas nuk mori minuta dhe ende është në kërkim të golit të parë në kampionatin turk. Deri më tani Sadiku ka luajtur vetëm një ndeshje si titullar dhe përfaqësuesit e tij kanë nisur të shohin për ndonjë opsion.

Në Itali ka nisur të lakohet emri i sulmuesit shqiptar dhe bëhet fjalë për klubin e Serie B, Kozenca. Këta të fundit e kanë në listën e objektivave Sadikun, i cili në të shkuarën është përfolur edhe për të luajtur në Serie A. Kjo ndodhi pas Euro 2016.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll