Sport

“Do të arrijmë në 10 milionë euro buxhetin për sportin”, Fidel Ylli befason me deklaratën edhe për bastet: Besoj se d

12 Janar 2021, 20:42 Nga DOSJA
“Do të arrijmë në 10 milionë euro buxhetin për

TIRANË-Para dy vitesh, qeveria aktuale pati vendosur për mbylljen e pikave të basteve në vendin tonë. E tani që futbolli ka ngritur zërin ndaj qeverisë, duke i kërkuar vëmendje dhe miratimin e një pakete ligjore që do të jetë në ndihmë të sportit. Fidel Ylli preku shkurtimisht edhe buxhetin që ka qeveria për sportin duke zbuluar se synimi është një shifër prej 10 milionë eurosh në vit.

“Problemi i basteve ka qenë i madh në vendin tonë. Kishte gjithandej. Besoj se duhet të kishte një program ku ai mund të thoshte 2 në Laprakë, 3 në Kombinat e 4 në Kombinat. Nuk mund të hapësh pika bastesh ashtu si ishin këtu, si kërpudhat.Për shembull në Greqi duhet një licencë për të hapur pikën e basteve. Kështu e hapte çdokush.

Buxheti për Sportin? Kam folur dhe kryeministri më ka premtuar që viti pas viti ta rrisim me nga 1 milionë euro buxhetin. Synojmë të arrijmë deri në 10 milionë euro në vit, por do të shohim. E kam folur dhe do të punojmë fort për të shkuar deri në këtë shifër”, ka thënë ai.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fidel ylli fidel ylli

Sondazh

Poll