Aktualitet

Plagosja në Tiranë, katër persona qëlluan me armë zjarri

13 Janar 2021, 08:49 Nga DOSJA
Plagosja në Tiranë, katër persona qëlluan me armë

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me plagosjen e një personi me armë zjarri, ngjarje e ndodhur tek ish-Parku i Autobusëve. Mësohet se autorët kanë qenë katër persona, të cilët kanë qëlluar me armë tek rruga “Ndre Mjeda”.

Si pasojë e të shtënave është plagosur një person, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nuk dihet ende identiteti i të plagosurit, autorëve, apo shkaqet e konfliktit që sollën plagosjen me armë zjarri. Policia është nisur me urgjencë drejt vendit të ngjarjes, për të nisur hetimin mbi ngjarjen.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll