Aktualitet

“Jemi sjellë mirë”/ Kërkoi daljen nga regjimi ’41 BIS’, GJKKO rrëzon kërkesën e Shullazit dhe të Gilmando Danit

13 Janar 2021, 08:09 Nga DOSJA
“Jemi sjellë mirë”/ Kërkoi daljen nga regjimi

TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Emiliano Shullazit dhe Gilmando Dani për të dalë nga regjimi ‘41 bis’. Dosja.al mëson se gjykata nuk ka pranuar argumentin e të burgosurve të cilët kanë pretenduar se kanë pasur sjellje të mirë, kështu që e meritonin daljen nga regjimi.

Për pasojë, Shullazi dhe Dani do të vijojnë të qëndrojnë në të njëjtat qeli, pavarësisht se avokati i tyre pretendon se ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve i kanë përzgjedhur në mënyrë selektive të burgosurit për regjimit 41 bis.

Zbatimi i regjimit 41-bis në burgjet shqiptare ka nisur që prej gushtit të 2020. Në ato qeli qëndrojnë  të burgosurit me rrezikshmëri të lartë apo ata që thyejnë rregullat gjatë paraburgosjes e burgosjes. Banda e Shullazit me shtatë anëtarët: Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela dhe Endrit Qyqja, si dhe Arbjon Aliko e Genci Balla ishin shtatë të parët që u bënë pjesë e këtij regjimi.

Grupi i Shullazit është dënuar nga Gjykata e shkallës së pare dhe po përballet ne Apel, ku ka nisur një ‘telenovele’ me shtyrje seancash.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi gilmando dani emiljano shullazi gilmando dani

Sondazh

Poll