HISTORIA/ Si u prit në Shqipëri vrasja e Shkëlzen Dumanit dhe si mbetën fëmijet e tij në kampe
13 Janar 2021, 08:32Nga DOSJA
Kontaktet më të shumtas Shkëlzen Dumani i ka patur me Bujar Hysën, si para ashtu edhe pas largimi nga Shqipëria. Por ai ka patur edhe lidhje shoqërore me Orion Reçin dhe Zeqir Imerin të cilët kanë ndikuar te ai për tu bashkuar me ata që mbrojnë dhe duan të zgjerojnë shtetin islamik.
Daja i fëmijëve Dumani, takoi Bujarin dhe Orionin me qëllim për të bashkuar motrën me fëmijët. Bujari fillimisht tha se nuk i njihte, pasi Shkëlzen Dumani në xhami përdorte emër tjetër, të panjohur prej tyre. Më pas ai pohoi se e njihte dhe nuk kishte djeni për largimin e tij por nëse do të fliste do ti njoftonte.
Daja i fëmijëve takoi edhe Orionin që njihej me emrin Ernest, në Xhaminë e Unazës së Re. Edhe ai tha të njëtën gjë, nëse do të fliste me Shkëlzen Dumanin, do ti njoftonte.
Më pas ata mësuan se Shkëlzeni me fëmijët një natë para se të largoheshin kishin fjetur te shtëpia e Orionit. Pasi mësoi këtë gjë ai shkoi te dera e shtëpisë së Orionit, ky ju përgjigj se nuk e pyeste mikun se ku do të shkonte. Pra, ai pranoi faktin e fjetjes në banesën e tij, ndërkohë që në takimin e realizuar në xhami nuk e tregoi këtë gjë.
Shkëlzen Dumani u vra në Siri, ndërkohë që fëmijët e mitur u mbajtën peng në kampin e ferrit. Pas 6 vitesh Endri Dumani mundi të bashkohet me nënën e tij në fund të tetorit 2020. Ndërkohë që motra e tij Eva Dumani, nuk pranoi të rikthehet duke iu fshehur autoriteteve që po e kërkonin në kamp.
Në kohën që policia ka bërë kontroll në xhamin e Mëzezit por edhe në shtëpinë e Bujar Hysës janë gjetur fishekë si dhe dokumenta të disa pronave. “Çantë mo çantë me 15 fishkë janë gjetur aty. Janë fishekë që të 97- ës as ekspertizë nuk ju është bërë” u shpreh Bujar, i dënuar për rekrutime.
Marre nga Top Channel
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË– Një 39-vjeçar është kapur nga policia pasi ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombët...
TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Emiliano Shullazit dhe Gilmando Dani për të dalë nga re...
SHKODËR-Bashkia e Shkodrës ka publikuar informacione për situatën në zonat e përmbytura pas reshjeve intensive të ditëve të fundit. Nga monitorimi periodik...
TIRANË– Sanitarja Tire Alldervishi, e cila i zhvati 8 milionë lekë të vjetra vajzës së një gruaje të infektuar me Covid-19 dhe u shtir si infermiere, është...
RRËSHEN-Rruga Rrëshen-Bukmirë është dëmtuar për shkak të rrëshqitjeve të dherave që kanë rënë në atë aks. Kjo ka bërë që rruga të bllokohet dhe të bëjë të ...
Top Story ka siguruar një video gjatë kontrollit që policia ka kryer në shtëpinë e Zeqir Imerit. I armatosur, ai bërtiste nga dera e katit të dytë që të mos afr...
SHBA– Mënyra se si u krijua Covid ende mbetet enigmë për të gjithë botën. Ndërkohë që pritet të zbulohet, teori nga më të ndryshmet kanë dalë nëpër botë se ku u...
SHBA-Një lajm i çuditshëm aq edhe qesharak na vjen nga SHBA me protagonist një shtetas shqiptar, ku pas një kontrolli rutinë nga qeni i aeroportit(një K9...