Aktualitet

I zhvati 8 mln lekë qytetares dhe i la nënën të vdiste nga Covid-19, arrestohet sanitarja që u hoq si infermiere, nën heti

13 Janar 2021, 08:04 Nga DOSJA
I zhvati 8 mln lekë qytetares dhe i la nënën të vdiste nga

TIRANË– Sanitarja Tire Alldervishi, e cila i zhvati 8 milionë lekë të vjetra vajzës së një gruaje të infektuar me Covid-19 dhe u shtir si infermiere, është vënë në pranga.

Një ditë pas denoncimit të ngjarjes së rëndë, sanitarja Alldervishi do të përballet me akuzën e mashtrimit dhe ndodhet pas hekurave.

Por,ajo nuk ka vepruar vetëm në këtë ngjarje. Dosja.al ka mësuar se katër përsona të tjerë, pjesë e stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë vënë në hetim, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar me sanitaren për të zhvatur familjen e të infektuarës.

Megjithatë ende nuk dihet roli i katër bashkëpunëtorëve apo identiteti i tyre. Nga ana tjetër, spitali ‘Shefqet Ndroqi’ në një prononcim zyrtar për mediat shprehet se stafi është i lënduar dhe i befasuar nga ky veprim koprruptiv, çnjerëzor që ka kryer sanitarja e institucionit.

Ngjarja e rëndë u denoncua një natë më parë në emisionin ‘Stop”, nga vetë vajza e gruas që ndërroi jetë nga Covid-19. Vajza e një 55-vjeçareje, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh luftë me këtë sëmundje, është mashtruar nga sanitarja pasi kjo e fundit i është hequr si infermiere dhe është ofruar që në këmbim të vlerave monetare t’i koronte të ëmën.

Duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë, Alldervishi ka arritur të zhvasë 8 milionë lekë nga familja e të ndjerës. Sanitarja u shkarkuar një natë më parë nga Ministria e Shëndetësisë e cila kërkoi edhe nisjen e hetimeve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet sanitarja tire alldervishi tire alldervishi vdekja tek shefqet ndroqi arrestohet sanitarja tire alldervishi tire alldervishi vdekja tek shefqet ndroqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Janar 2021, 07:22

Titujt e portaleve, 13 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Lajmi se ish-kryetari i këshillit të qarkut të Kukësit i nxorri armën efektivëve të policië dhe u la...