Aktualitet

Përndiqte ish të dashurën, vjedhje në market, dëmtimi i bagëtive me mjete prerëse! Policia e Tiranës prangos 8 persona p

13 Janar 2021, 08:28 Nga DOSJA
Përndiqte ish të dashurën, vjedhje në market, dëmtimi i

TIRANË– Policia ka vënë në pranga 8 persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu i arrestuar është një 21-vjeçar pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-të dashurën e tij duke i shkaktuar vajzës frikë dhe pasiguri për jetën.

Në pranga ka rënë personi me inicialet, A. L., 30 vjeç, pasi në rrugën “Rexhep Jella” ka tentuar të vjedhë mjetin në pronësi të shtetasit P. K. U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 20 vjeç, pasi ka vjedhur produkte të ndryshme në një market.

Në pranga kanë rënë dhe E. M., 36 vjeç dhe A. Z., 19 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. F. A., 57 vjeç, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë të qarkullimit rrugor për të bërë testin e alkoolit

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë. Bien në prangat e policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 21 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 30 vjeç, pasi në rrugën “Rexhep Jella” ka tentuar të vjedhë mjetin në pronësi të shtetasit P. K. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 20 vjeç, pasi ka vjedhur produkte të ndryshme në një market. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. T., 56 vjeç, pasi në fshatin Priskë, Njësia Administrative Dajt, ka kanosur shtetasin A. M., si dhe i ka dëmtuar disa bagëti me mjete prerëse. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. M., 36 vjeç dhe A. Z., 19 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. F. A., 57 vjeç, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë të qarkullimit rrugor për të bërë testin e alkoolit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimet ne tirane arrestimet ne tirane

Sondazh

Poll