Aktualitet

Zbardhen EMRAT/ U zunë me policinë për Abedin Oruçin, kush janë gjashtë të afërmit e të arratisurit që u vunë në pra

13 Janar 2021, 07:56 Nga DOSJA
Zbardhen EMRAT/ U zunë me policinë për Abedin Oruçin, kush

KUKËSDosja.al ka zbardhur emrat e të afërmeve të Abedin Oruçit që u vunë në pranga një natë më parë. Mësohet se ata janë Ermir Markaj, Eglant Ollomani, Gazmend Oruçi, Besmir Muçmata, Zekria Shehu, dhe Behar Duraku, të gjithë banues në Kukës.

Të rinjtë akuzohen se kanë penguar policinë të arrestojë ish-kreun e qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi dhe janë konfliktuar fizikisht me unoformat blu. Në njoftim policia bëri me dije se ka proceduar penalisht edhe pesë persona të tjerë, gjithashtu të afërm të Oruçit.

Një ditë më parë, në momentin që efektivët shkuan për ta arrestuar Abedin Oruçi u nxorri pistoletën. Gjatë përplasjes me uniformat blu, mbetën të lënduar pesë efektivë, por vetë Oruçi mohon që të ketë bërë diçka qëllimisht.

Nga arratia, ai u shpreh se efektivët ishin lënduar pasi kishin rënë në momentin që atë po e ndiqnin, dhe se vetë ai nuk kishte bërë asgjë. Sipas Oruçit, të gjitha akuzat dhe e gjithë çështja ndaj tij është politike.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abedin oruçi perplaset me policine arrestohen te afermit e orucit ebedin oruci abedin oruçi perplaset me policine arrestohen te afermit e orucit ebedin oruci

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Janar 2021, 07:22

Titujt e portaleve, 13 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Lajmi se ish-kryetari i këshillit të qarkut të Kukësit i nxorri armën efektivëve të policië dhe u la...

Aktualitet 13 Janar 2021, 06:21

KUKËS– Gjashtë persona janë vënë në pranga nga Policia e Kukësit. Dosja.al ka mësuar se ngjarja ka ndodhur një natë më parë, dhe se të prangosurit janë per...