Aktualitet

ME VIDEO/ Momenti kur arrestohet rekrutuesi i ISIS Zeqir Imeri, i armatosur në shtëpi

13 Janar 2021, 07:59 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Momenti kur arrestohet rekrutuesi i ISIS Zeqir Imeri, i armatosur

Top Story ka siguruar një video gjatë kontrollit që policia ka kryer në shtëpinë e Zeqir Imerit. I armatosur, ai bërtiste nga dera e katit të dytë që të mos afroheshin.

Një nga djemtë e forcave të ndërhyrjes së shpejtë e pikasi që personi kishte armë. Ankthi dhe stresi u shtuan më shumë për djemët e policisë. Me ndëryrjen e vëllait të Zeqir Imerit, arritën të arrestonin personin e cilësuar si më të rrezikshëm nga gjithë të tjerët.

“Ka pasur një incident dhe është e vetmja banesë ku është shkuar me forcat rena. Pasi në të gjithë pjesën e hetimit kanë qënë bindja dhe dyshimi se ky person nuk është si të tjetër dhe do të ketë një reagim më të ashpër ndaj forcave të policisë. Është rrethuar banesa dhe në një moment Zeqir Imeri është parë që të dalë te dera e banesë së tijë. Një nga oficerët e ka dalluar që të mbante një objketë që ngjante me armë zjarri. Ka bërë me dije të gjithë kolegët që të mos afrohen dhe të bëjnë kujdes. Më pas vëllai I Zeqir Imerit ka negociuar dhe I ka kërkuar që të dorëzohet, ndërkohë që reagimi I vet këtij ka qënë shumë I ashpër. Më pas ky person është arrestuar pa incident apo pa shkrepur armën. Në banesë janë gjetur armë , fishek , granata” u shpreh Gledis Nano, Drejtor i Anti-terrorit.

Aktiviteti fetar shkonte paralelisht me atë ushtarak në dy xhamitë ilegale, ku predikonin Genci Balla dhe Bujar Hysa. Policia ka sekuestruar armë, fishekë, xhupa kamuflazhi, dylbi e objekte të tjera luftarakë në shtëpitë e bashkëpunëtorëve të tyre të ngushtë.

Në dosjen voluminoze të hetimit gjenden përgjime ambientale, përgjime telefonike, dëshmi të luftëtarëve të kthyer nga Siria dhe një aktivitet i dendur në rrjetet sociale. Përmes të cilave vërtetohet se të dënuarit kanë bërë thirrje për xhihad dhe kanë mbështetur personat e gatshëm për t’u përfshirë në konflikt.

MARRE NGA TOP CHANNEL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet isis zeqir imeri isis zeqir imeri

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Janar 2021, 07:22

Titujt e portaleve, 13 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Lajmi se ish-kryetari i këshillit të qarkut të Kukësit i nxorri armën efektivëve të policië dhe u la...

Aktualitet 13 Janar 2021, 06:21

KUKËS– Gjashtë persona janë vënë në pranga nga Policia e Kukësit. Dosja.al ka mësuar se ngjarja ka ndodhur një natë më parë, dhe se të prangosurit janë per...