Bota

Shkarkimi i Trump, sot mblidhet Amendamenti i 25-të, 218 demokratë nënshkruajnë rezolutën, republikanët me peshë në Kong

13 Janar 2021, 07:06 Nga DOSJA
Shkarkimi i Trump, sot mblidhet Amendamenti i 25-të, 218 demokratë

SHBA– Dhoma e Përfaqësuesve votoi një natë më parë mbi një rezolutë për t’i kërkuar Nënpresidentit Mike Pence dhe anëtarëve të Kabinetit të Presidentit Donald Trump të përdorin autoritetin e tyre kushtetues për ta shkarkuar Donald Trump nga detyra.

CNN shkruan se Rezoluta, e paraqitur nga Jamie Raskin i Maryland, i bëri thirrje Zëvendës Presidentit Mike Pence “të përdorë menjëherë kompetencat e tij sipas nenit 4 të Amendamentit të 25-të për të mbledhur dhe mobilizuar zyrtarët kryesorë të departamenteve ekzekutive në Kabinet për të deklaruar atë që është e qartë për një komb të tmerruar: Që Presidenti nuk është në gjendje të kryejë me sukses detyrat e zyrës së tij.”

Pence hodhi poshtë thirrjen për të thirrur Amendamentin e 25-të në një letër drejtuar Kryetares së Dhomës Nancy Pelosi më herët. Ndërsa Demokratët e Dhomës së Përgjithshme po  lëvizin me shpejtësi drejt fajësimit të Presidentit  për herë të dytë si rezultat i kryengritjes, të cilën Trump e nxiti pasi bëri vazhdimisht akuzonte se zgjedhjet ishin vjedhur prej Joe Biden dhe duke bërë thirrje për mbështetësit e tij.

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve planifikojnë të votojnë sot për të fajësuar Trump, ndërkohë edhe Republikanë me peshë në Kongres po shprehin mbështetje për procesin për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Trump. New York Times shkruan se udhëheqësi i republikanëve në Senat, Mitch Mçonnell u tha ndihmësve të tij se beson që Presidenti Trump ka kryer akte që meritojnë ngritjen e akuzave.

Ndërkaq tre ligjvënës republikanë kanë bashkuar zërat me kolegët demokratë duke deklaruar se do të votojnë për ngritjen e akuzave për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Trump. Liz Cheney, republikanja e tretë më e rëndësisishme në Dhomën e Përfaqësuesve, tha të martën përmes një deklarate se “Do të votoj për të ngritur akuza për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Donald Trump”. Zonja Cheney nënvizon në deklaratë se presidenti “mblodhi turmën dhe ndezi flakën e sulmit” ndaj Kapitolit më 6 janar.

Liz Cheney, vajza e ish-nënpresidentit Dick Cheney, kryeson Konferencën republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, struktura që zgjedh udhëheqësit republikanë në këtë dhomë. I pari që e nisi këtë ‘rreshtim’ të republikanëve ishte ligjvënësi John Katko. Ndërsa nënpresidenti Mike Pence përjashtoi mundësinë e përdorimit të Amendamentit të 25-të për heqjen e Presidentit Donald Trump nga detyra, më pak se një javë pasi Presidenti nxiti protestën e dhunshme në Kapitol.

Në një letër të martën vonë drejtuar Kryetares së Dhomës së Pëfaqësuesve Nancy Pelosi, Nënpresidenti Pence tha se “ky mekanizëm (Amandamenti i 25) nuk duhet të përdoret”.

Mandati katërvjeçar i Trump përfundon në mesditën e 20 janarit, por në rezolutën prej katër faqesh me akuzat për shkarkimin e tij, thuhet se ai ka “demonstruar se do të vazhdojë të mbetet një kërcënim për sigurinë kombëtare, demokracinë dhe Kushtetutën, nëse lejohet të qëndrojë në detyrë dhe ka vepruar në një mënyrë tepër të papajtueshme me vetëqeverisjen dhe shtetin e së drejtës.”

218 demokratë e kanë nënshkruar rezolutën, duke siguruar shumicën në dhomën prej 435 anëtarësh.

Nga ana tjetër, Presidenti i zgjedhur Biden tha se ai shpreson që Senati të mund të zhvillojë njëkohësisht një gjyq ndaj Trump si dhe të miratojë më shumë ndihmë për ekonominë amerikane të goditur nga pandemia e koronavirusit. Zoti Biden u tha gjithashtu gazetarëve se “nuk kam frikë ta bëj betimin jashtë,” duke iu referuar ceremonisë së betimit të javës së ardhshme, e cila tradicionalisht zhvillohet në anën perëndimore të Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, e cila u sulmua gjatë akteve të dhunshme.

Pavarësisht deklaratave të Biden, FBI ka lajmëruar se 20 janari rrezikon të përfshihet nga protesta masive në SHBA, pas të cilave mund të qëndrojnë edhe grupe ekstremiste. Kështu, janë marrë masta për blindimin e vendit më 20 janar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota amendamenti i 25 shkarkimi i trump amendamenti i 25 shkarkimi i trump

Sondazh

Poll

Bota 12 Janar 2021, 21:54

Imuniteti i tufës kundër koronavirusit, ende larg

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se imuniteti i tufës kundër koronavirusit, nuk ka shumë të ngjarë të zhvillohet këtë vit, përkundër fushatave të vaksinim...