Bota

“Ki kujdes se çfarë dëshiron”, Trump kërcënon Biden

13 Janar 2021, 06:50 Nga DOSJA
“Ki kujdes se çfarë dëshiron”, Trump

SHBA– Donald Trump ka kërcënuar hapur pasardhësin e tij, Joe Biden.

Në fjalën që mbajti gjatë vizitës së tij në Texas, Trump tha se amendamenti i 25 për të nuk përbën asnjë lloj rreziku ndërsa shtoi se ai që u ngrit për shkarkimin e tij, do të përfundojë duke ‘gjuajtur’ Joe Biden dhe administratën e tij.

Kështu, sipas Trump, Biden duhet të ketë kujdes me dëshirat që shpreh, shkruan CNN.

Amendamenti i 25-të është me rrezik zero për mua, por do të kthehet përsëri në ndjekje të Joe Biden dhe administratës së Biden, siç thotë shprehja, ki kujdes se çfarë dëshiron,”- tha Trump ndër të tjera.

Trump në fund të vërejtjeve të tij mbi këtë temë bëri thirrje për “paqe dhe qetësi” dhe gjithashtu “respekt për zbatimin e ligjit dhe njerëzit e mëdhenj brenda zbatimit të ligjit”.

Pse akuzohet Trump?

Demokratët po përpiqen ta detyrojnë të largohet presidentin Trump nga detyra, para se të përfundojë mandati i tij. Të mërkurën e javës së kaluar, Trump mbajti një tubim pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërsa ligjvënësit u përgatitën të konfirmojnë fitoren e zgjedhjeve presidenciale të Joe Biden në Kongres.

Në tubim, presidenti mbajti një fjalim në të cilin ai vazhdimisht hodhi dyshime mbi legjitimitetin e zgjedhjeve. Menjëherë pas kësaj, protestuesit sulmuan Capitolin. Demokratët dhe disa republikanë kanë argumentuar se fjalimi i Trump arriti nxitjen, prandaj si pasojë erdhi edhe sulmi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden trump kercenon biden donald trump joe biden trump kercenon biden

Sondazh

Poll

Bota 12 Janar 2021, 21:54

Imuniteti i tufës kundër koronavirusit, ende larg

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se imuniteti i tufës kundër koronavirusit, nuk ka shumë të ngjarë të zhvillohet këtë vit, përkundër fushatave të vaksinim...