Bota

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ Partitë e mëdha garojnë të vetme, në koalicion do të hyjnë vetëm pakicat serbe

12 Janar 2021, 18:09 Nga DOSJA
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ Partitë e mëdha

KOSOVË-Ora 18:00 e ditës së sotme, ka shënuar afatin e përfundimtar të regjistrimit të koalicioneve parazgjedhore në KQZ-në Kosovë, për të shkuar në zgjedhjet e parakohshne më 14 shkurt.

Sipas mediave të Kosovës, duket se të gjitha partitë e mëdha do të garojnë të vetme, pasi nuk kanë shpallur koalicione mes tyre. Ndërkohë, të vetmet që do të shkojnë në koalicion janë pakicat serbe që kanë krijuar dy të tilla.

Partia e Behgjet Pacollit, Aleance Kosova e Re (AKR) do të shkojë në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), por si pjesë e përbashkët e listës së LDK-së dhe jo si koalicion parazgjedhor.

Ndërsa, për koalicioni PDK-NISMA, i cili ishte planifikuar, duket se nuk do të realizohet dhe arsyet ende nuk janë bërë të ditura. Nga ana tjetër, as Vetëvendosja nuk ka aplikuar për koalicion parazgjedhor me Vjosa Osmanin dhe as AAK-ja nuk ka paraqitur kërkesë të tillë.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, ka bërë të ditur se brenda afatit janë deklaruar vetëm dy koalicione nga pakicat serbe- koalicioni Vakat dhe Zajedno.

Koalicioni VAKAT përbëhet nga Demokratska Stranka Boshnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV), ndërsa Koalicioni ZAJEDNO nga Pokret za Gora (PG) dhe Gragjanska Inicijativa Gore (GIG).

Më 6 janar, pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani shpalli zgjedhjet e parakohshme për 14 shkurt. Osmani, po ashtu, përmes një dekreti shpërndau edhe Kuvendin e Kosovës. 

Gjykata Kushtetuese ka deklaruar më 21 dhjetor se Qeveria Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, për shkak se nuk kishte pasur votat e nevojshme prej 61 sa kërkohen për t’u zgjedhur një qeveri. Kjo pasi, për këtë qeveri kishte votuar Etem Arifi, vota e të cilit u shpall e pavlefshme sepse ndaj tij kishte një aktgjykim të formës së prerë për dënim prej më shumë se një viti burgim për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove zgjedhjet e parakoheshme ne kosove kosove zgjedhjet e parakoheshme ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 12 Janar 2021, 16:22

FOTO/ Problemet që hasin njerëzit e gjatë

BOTË-Qoftë për të luajtur sporte apo për të qenë një supermodele, shumë njerëz ëndërrojnë të jenë të gjatë. Por, në disa foto të publikuara, duket qartë që...