Politike

Wadephul përgënjeshtron Ramën për negociatat: Ende shumë punë për t’u bërë

30 Prill 2019, 15:45 Nga DOSJA
Wadephul përgënjeshtron Ramën për negociatat: Ende

BERLIN- Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në Gjermani në kuadër të Samitit të Berlinit, zhvilloi edhe një takim me nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU, Johann Wadephul, takim për të cilin Rama u shpreh se ishte i frytshëm dhe kishte një mesazh të qartë se “Shqipëria meriton njohjen e arritjeve të derikëtushme, përmes çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim”

Por pas postimit të kryeministrit Rama, ka reaguar edhe vetë nënkryetari i Grupit Parlamentar të CDU, Johann Wadephul, i cili përgënjeshtron hapur shefin e qeverisë shqiptare.

“Sot bisedova me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. E vlerësova përparimin që është bërë deri më tani, por gjithashtu theksova se ka ende shumë punë për tu bërë përpara se të hapen negociatat për anëtarsim”, – shkruan Wadephul.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama dhe ai i Johann Wadephul:

Dy takime shumë pozitive mbi Shqipërinë me kryetaren e SPD, Andrea Nahles, dhe nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU, Johann Wadephul. Mesazh i qartë: Shqipëria meriton njohjen e arritjeve të derikëtushme, përmes çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim????? pic.twitter.com/3Y6SrYz28v

— Edi Rama (@ediramaal) April 30, 2019

Today I talked to the Prime Minister of #Albania, @ediramaal. I appreciated the progress that has been made so far, but I also stressed that there is still a lot of work to be done before accession talks can begin. @cducsubt pic.twitter.com/JDg7eiN5k3

— Johann Wadephul (@JoWadephul) April 30, 2019


 Dje u mblodh në Gjermani Samiti i Brlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në qendër të bisedimeve ishte zgjidhja e problemeve me një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe situata politike në Ballkanin Perëndimor. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama hapja e negociatave johan wadephul wadephul përgënjeshtron ramën edi rama hapja e negociatave johan wadephul wadephul përgënjeshtron ramën

Sondazh

Poll